I riu shet mend me Lamborginin super luksoz në Tiranë, por ia bllokojnë (FOTO)

Një makinë luksoze tip “Lamborgini” është bllokuar pasi kishte parkuar gabim disa herë në Tiranë. Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar fotot në rrjetet sociale, ndërsa kishte edhe një koment.

“Lamborghinin ta kesh me jetë lali, por mëso te parkosh, sic parkon dhe në Gjermani! Flm qytetarëve që raportojnë çdo ditë problematikat tek aplikacioni “Tirana Ime” – një mundësi që secili të sillet si kryetar bashkie për mëhallën e vet”, shkruan Veliaj.

Bashkia ka publikuar fotot që tregojnë të njëjtin mjet duke parkuar tre herë gabim në vende të ndryshme.

loading…