I riu që u largua nga Kosova dhe la mesazh prekës, është aktivist i VV-së (FOTO)

Valon Aliu, një i ri kosovar, sot ka bërë një postim emocional, para se të nisej për gurbet.

Postimi i tij fillon me fjalët “dikur kemi hanger bukë e kryp dhe nuk kemi ikur nga Kosova”. Shton se kohë më parë kosovarët e kanë kapur pushkën kundër okupatorit serb, ndërsa sot thotë se në vend të pushkës po i kapin valixhet.

Në profilin e tij në Facebook, i riu shihet se është përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka të shkruar se punon në këtë parti, shkruan Ballkani.info.

Postimi i tij mbaron me fjalët “një Kosova pa shpresë”. /Ballkani.info