I riu nga Prizreni bëhet për spital nga babi i tij pasi kreu një vjedhje

Një i ri nga Prizreni kishe kryer një vjedhje. Por ndëshkimin nuk e mori nga organet e drejtësisë, por nga babi i tij i cili e rrahu dhe e bëri për spital.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh.

Njoftimi i policisë:

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga babai i tij dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Është intervistuar i dyshuari i cili ka pohuar e ka sulmuar viktimën pasi që ai ka kryer vjedhje. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.