Një figurë e njohur televizive në Britani të Madhe ka vendosur ta amputojë këmbën e tij, 18 vjet pasi mjekët ia kishin amputuar këmbën tjetër shkaku i një sëmundjeje. Ai tha se u frymëzua për ta bërë një gjë të tillë pasi e pa një operacion të veterinerëve duke ia amputuar këmbën një qeni. Për këtë operacion ai ka paguar 64 mijë funte, që janë të barasvlefshme me rreth 71 mijë euro.
“Nëse nuk do ta kisha parë emisionin, nuk do të më binte në mend ta kërkoja këtë gjë. Në fillim nuk mendova shumë, por nëna ime ma parashtroi një pyetje dhe pastaj fillova ta shqyrtoj si mundësi. I pyetëm mjekët dhe ata thanë se këso lloj amputimesh bëhen edhe në njerëz”, tha 20-vjeçari James Bertrand.
Ai vendosi që ta amputojë këmbën tjetër për shkak se i pëlqeu mënyra se si proteza i vendosej qenit në asht dhe jo mbi lëkurë. Ai thotë se proteza e vendosur në këtë mënyrë nuk i shkakton fare dhimbje dhe është i lumtur që tash ka mundësi të ecë normalisht.
“Në fillim u pendova sepse periudha e shërimit ishte shumë e vështirë, por tash ndihem shumë mirë”, thotë ai.
Një arsye tjetër për ta amputuar këmbën ishte edhe gjatësia e ndryshme e njërës këmbë, e cila ia pamundësonte qëndrimin e gjatë në këmbë dhe ecjen normale. Tash, ai planifikon të udhëtojë në vende të ndryshme të botës, shkruan “Daily Mail”, transmeton Express.







