I premtonte vend pune dhe i kërkonte 7000 euro, arrestohet i riu që mashtronte njerzit

29-vjeçari Julian Gjoka nga Vlora është arrestuar ditën e sotme në Tiranë për mashtrim.

Julian Gjoka ka mashtruar dy vajza, duke iu premtuar një vend pune në ministri dhe iu ka marrë këtyre të fundit shuma të konsiderueshme parash.

Mësohet se njërës prej tyre ai i ka kërkuar 7 mijë euro, në këmbim të vendit të punës që siç thoshte do t’ja siguronte tek ministria e Energjitikës.

29-vjeçari deklaronte se kishte të njohur të tij në këtë dikaster, duke ua bërë të sigurt punësimin, por më pas kjo nuk ndodhte. “Kam të njohur në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës”.

Mbi të riun rëndojnë akuzat “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.