Daniele Rugani ishte futbollisti i parë i Serie A që rezultoi i prekur nga koronavirusi.
Lajmërimi i Juventusit tronditi gjithë ambientin bardhezi dhe jo vetëm. Sot, futbollisti i “Zonjës” dhe Italisë ka dhënë një intervistë për “Juventus TV” madje ka treguar edhe gjendjen e tij shëndetësore.
“Jam mirë, dua të qetësoj të gjithë! Kam qenë gjithmonë mirë, nuk kam pasur asnjë simptomë të rëndë. E quaj veten me fat. Ishte një goditje e fortë pasi isha i pari në botën e futbollit. Megjithatë, kam qenë mirë dhe shpresoj që rasti im të japë mesazhin e sensibilizimit mbi rëndësinë e problemit që po kalojmë”, tha Rugani
Rugani vazhdon në karantinë dhe izolim, në shtëpinë e tij, teksa pas tij në Serie A rezultuan me koronavirus edhe 9 futbollistë të tjerë.







