QKUK

I plagosuri në “Dardani” në gjendje të rëndë, drejtori i Emergjencës jep detaje

Një person është plagosur sot me armë zjarri në lagjen “Dardania”, në Prishtinë dhe i njëjti është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka treguar për Ballkani.info  se gjendja e personit të plagosur me armë zjarri është e rëndë.

“Gjendja e të plagosurit është e rëndë. Është plagosje me armë zjarri”, ka thënë Syla.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar në detaje për ngjarjen në lagjen “Dardania”.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatë për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë ne hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një person është plagosur dhe I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ka sshtuar se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar (i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit./Ballkani.info/