I peshojnë gjinjtë 10 kg, s’do t’i zvogëlojë edhe pse i dhemb shpina prej tyre (FOTO)

Seksbomba amerikane, Lindsey Pelas, thotë se kurrë nuk do t’i zvogëlojë gjinjtë e saj të mëdhenj e natyralë, që peshojnë nga 5 kilogramë secili, edhe pse ajo vazhdimisht vuan nga dhimbja e shpinës.

Bukuroshja 27-vjeçare, e cilësuar si biondja më seksi e Instagram’it, thotë se do të ishte e çmendur nëse do të hiqte dorë nga gjinjtë e saj, të cilët peshojnë gjithsej dhjetë kilogramë, dhe të cilët nuk e ka të lehtë t’i mbajë.

“Këta janë gjinj ëndërrash, kurrë nuk do të heqë dorë prej tyre. Kushdo që ka gjinj si unë, duhet të jetë e çmendur t’i zvogëlojë ato”, ka thënë ajo për “The Sun” kohë më parë.

Ajo thotë se në fëmijëri donte që gjinjtë e saj të rriteshin.

“Kur isha 11 vjeç, unë mbushja sytjenat me rroba, për të m’u dukur më të mëdhenj gjinjtë, isha e obsesionuar”, thotë Pelas, duke shtuar se dëshira e saj është përmbushur.