I përjashtuar që në vitin 2015 nga përfaqësuesja e Francës, Benzema refuzohet edhe nga vendi i origjinës

Ai është konsideruar si një nga lojtarët kryesorë të trajnerit Zinedine Zidane tek Real Madrid, por ka vite që nuk është grumbulluar me përfaqësuesen e Francës për shkak të çështjes Valbuena.

Por së fundmi 31 vjeçari i ka kërkuar presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, Noel La Great t’i japë mundësi të tregojë vetën në një tjetër përfaqësuese pikërisht në atë të vendit të origjinës Algjerisë. Për të ndodhur diçka e tillë Benzemasë duhet t’i hiqet nënshtetësia Franceze dhe ti jepet ajo Algjeriane.

Por ditën e sotme në një intervistë për mediat në Francë, trajneri i kampionëve të Afrikës i ka mbyllur dyert sulmuesit. Dajmel Belamdi ka theksuar se është shumë i kënaqur me sulmuesit që ka në dispozicion dhe se tek Algjeria nuk ka vend për Benzema. Ky i fundit ka debutuar në vitin 2007 me përfaqësuesen e Francës dhe në 81 ndeshje ka arritur të shënojë 27 gola, goli i fundit i shënuar prej tij me fanellën e “gjelave” është ai ndaj Armenisë në fitoren 4-0 në tetor të vitit 2015.