Real Madridi

I pafat, Arda Guler pëson tjetër lëndim, ja sa pritet të mungoj

Real Madrid ka njoftuar se Arda Guler ka pësuar një lëndim të ri gjatë stërvitjes së sotme.

18-vjeçari pritej të kthehej gjatë kësaj jave, por lëndimi i tij muskulor mund ta mbajë jashtë për tre deri në katër javë të tjera.

Vetëm dy orë më parë, Carlo Ancelotti njoftoi se turku do të ishte i gatshmë për sfidën e nesërme ndaj Las Palmas.

Reali do të ballafaqohet me Las Palmas nesër duke filluar nga ora 19:00, në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga.