I ngjante një ‘qyteti fantazmë’, pamje që tregojnë rikthimin e qarkullimit në rrugët e Wuhanit

Disa pamje të publikuara së fundmi thuhet se tregojnë kthimin e veturave në rrugët e Wuhan, qyteti kinez ku supozohet se e ka origjinën coronavirusi.

Këto pamje vijnë në kohën kur po raportohet se qyteti kinez, përkatësisht e tërë Kina ngadalë po “shërohet” nga epidemia gjatë së cilës dukej si një “vend fantazmë”.

Ndryshe, Wuhan u vendos në bllokim në janar me banorët e ndaluar të largoheshin, me postblloqe rrugës duke rrethuar rrethinat e qytetit dhe me kufizime drastike në jetën e përditshme.

Megjithatë, Kina tani po lufton për të kontrolluar një valë rastesh të importuara pasi infeksionet ende ekzistojnë jashtë vendit.

Siç ishte bërë e ditur, njerëzve tani u lejohet të hyjnë në qytet, por jo të largohen, dhe shumë trena ishin rezervuar plotësisht ditë më parë.

Një studim zbuloi se bllokimi në Wuhan arriti të ndalojë virusin të përhapet shpejt dhe u dha ambienteve të kujdesit shëndetësor mundësinë e reagimit, por paralajmëroi që qyteti të mos hapet shumë shpejt.

Një total Kina kishte mbi 3,300 njerëz të vdekur nga Covid-19 dhe mbi 8o mijë të infektuar.