I ngacmuan të dashurën angleze, turisti shqiptaro-zviceran në Sarandë përleshet me pronarët e picerisë

Një sherr banal ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, që mund të kishte pasur një fund tragjik nëse persona të tretë nuk do të kishin ndërhyrë.

Ngjarja ka ndodhur në një piceri në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, mes pronarëve të picerisë dhe klientit, turist shqiptaro-zviceran.

Mësohet se pronarët e picerisë i kanë ngacmuar të dashurën turistit, shtetase angleze dhe më pas e kanë kërcënuar me thikë, njofton Abc News.

Ndërkohë policia ka proceduar sot penalisht për ngjarjen dy të rinj. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan A. Q., 23 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Video