Blerja e re e Ajaxit, mesfushori Jordan Henderson, mund të detyrohet të presë deri në mes të muajit shkurt për të bërë debutimin e tij me ekipin holandez.
Henderson e kompletoi kalimin nga Ajaxi gjatë kësaj jave nga Al-Ettifaq, duke i dhënë fund aventurës së tij në Arabinë Saudite e cila shkaktoi shumë bujë.
NASA rifiton kontaktin me helikopterin e saj në MarsKoret raciste në drejtim të Maignan, bëjnë që FIFA të reagojë – institucioni më i lartë…Kurti viziton familjen Rugova, së shpejti nisin punimet për restaurimin e rezidencës së…Ziberi: Mu ofrua pozita e kryeministrit, por i kam dhënë fund angazhimit tim politikLamine Yamal nuk ka startuar gati që dy muaj në një ndeshje të ligës – Barcelona ka një…
Mesfushori anglez tani do të ketë për synim që t’i lë përshtypje përzgjedhësit të Anglisë, Gareth Southgate, dhe të nis përpjekjet e shtetit të tij për të fituar Kampionatin Evropian për herë të parë në historinë e tyre.
Sidoqoftë, ai mund të mos jetë në gjendje ta bëjë këtë, të paktën deri në muajin shkurt.
Fillimi i aventurës tek Ajaxi është vënë në pauzë, pasi që klubi duhet të aplikojë dhe të pres rezultatin e një leje të punës për lojtarin.
Që prej se Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian, Henderson nuk është i lejuar që të luajë pa një leje pune pasi që nuk ka një pasaportë të Bashkimit Evropian.
Përkundër aplikimit të tij që tashmë është pothuajse i konfirmuar, ky proces mund të zgjasë me javë të tëra, duke e shtyrë rikthimin e Henderson në futbollin evropian.







