Policia në Istog ka arrestuar të mërkurën një të mitur pasi i njëjti kishte sulmuar person.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, ku i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një boks hekuri, 3 fishekë të kalibrit 9mm dhe një brisk.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.







