Visar Korenica

“I marrim me shqetësim”, Korenica tregon atmosferën brenda VV-së për raportet me ShBA-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Korenica në emisionin Debat Plus, në RTV Dukagjini, ka thënë se në Vetëvendosje i marrin me shqetësim situatat kur ka mospëlqyeshmëri me deklarata publike nga ShBA për veprimet e Qeverisë.

Megjithatë ai ka thënë se s’beson se raportet me aletatin kryesor të Kosovës, po cenohen qëllimisht.

“I marrim me shqetësim, i diskutojmë në takime me grupin parlamentar, por që pajtohem. Ka njerëz që janë të shqetësuar sa i përket situatave kur kemi këtë mos pëlqyeshmëri të situatave të caktuara të cilat dalin publike nga SHBA. I trajtojmë me shqetësim që të mos cenohen raportet. Nuk besoj që raportet cenohen me qëllim, sepse atëherë do ishin skandaloze”, tha ai në “Debat Plus”.

VIDEO BONUS: Tri lutjet e pasuksesshme të mbrojtjes së Kurtit për t’i larguar aktivistët e PSD-së nga Biblioteka