Policia e Kosovës

I konfiskohet përkohësisht vetura dhe gjobitet me 500 euro shoferi që kishte ndalesë për drejtimin e automjetit

Policia e Kosovës ia ka konfiskuar përkohësisht automjetin një shoferi në Gjilan, i cili është kapur duke vozitur, edhe pse i ishte konfiskuar patent shoferi kishte masë mbrojtëse për mos drejtimin e automjetit.

Atij i është shqiptuar edhe një gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative, masën e përkohshme të ndalimit të vozitjes për gjashtë muaj.

“Njësitet patrulluese të Trafikut  nga stacioni i Policisë në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet  me targa vendore (TAXI) dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin  e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse.  Të njëjtit sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 5 i  është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind  (500) euro, pesë  (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjetit motorike në afat prej gjashtë (6) muaj si dhe i është konfiskuar automjeti”, thuhet në njoftim.