Krimea

I kishin pushtuar rusët më 2015, ukrainasit arrijnë të rikthejnë kontrollin mbi platformat e naftës në brigjet e Krimesë

Inteligjenca ushtarake ukrainase pretendon se ka arritur ta rikthej kontrollin në një numër platformash shpimi në det të hapur në brigjet e Krimesë.

Platformat ishin pushtuar nga rusët që nga viti 2015 dhe prej asaj kohe janë shfrytëzuar për qëllime ushtarake – siç është aterrimi i helikopterëve në këto platforma, transmeton Telegrafi.

Ato kanë marrë emra nga më të ndryshmet sipas inteligjencës ukrainase, duke filluar nga “Petro Godovalets, “Ukraina”, “Tavrida” dhe “Syvash”.

Tani kontrollohen nga ukrainasit, që sipas inteligjencës ukrainase është arritur pas një operacioni ushtarak.

Pamjet e publikuara më poshtë, shfaqin forcat speciale të Kievit duke sulmuar platformat në Detin e Zi.