Dhuna në familje

I kërkoi bashkëshortes dhe fëmijëve ta lëshojnë shtëpinë, theri me thikë vëllain e presion psikik nga bashkëshorti – rastet e dhunës në 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje.

Në një rast raportohet se vëllai theri me thikë vëllanë, ndërkaq, në një tjetër rast një person kërkoi nga bashkëshortja dhe fëmijët ta lëshojnë shtëpinë.

Lexoni të plotë rastet e raportimit të dhunës në familje:

Prishtinë 20.02.2024 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me një mjetë të mprehtë-thikë ka therur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 20.02.2024 – 18:35. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prishtinë 20.02.2024 – 17:05. Ankuesja femër kosovare ka informuar se është shqetësuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, me të cilin është në procese të ndarjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 20.02.2024 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Vushtrri 20.02.2024 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, të njëjtës i ka thënë që së bashku me fëmijët e tyre të dalin nga shtëpia. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

VIDEO BONUS: Haradinaj dhe Kurti përshëndeten “ftohtë” në tubimin e minatorëve