Neymar është përballur me probleme displinore shpeshherë këtë sezon. E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë një seance stërvitore me Brazilin, kur një 19-vjeçari ia futi topin mes këmbëve.

Weverton Pereira da Silva, i cili luan për Cruzeiron, ka qenë duke u stërvitur me ekipin e parë të Kombëtares së Brazilit për të fituar më shumë përvojë. Ai ishte në qendër të vëmendjes dje, pasi ia futi mes këmbëve topin Neymarit/

Megjithatë, ky veprim i 19-vjeçarit nuk i pëlqeu aspak yllit të Paris Saint-Germainit, i cili e tërhoqi për fanellë të riun para se të largohej, duke e lënë atë të shtrirë në tokë.

https://twitter.com/FutbolBible/status/1133606394156994560

Dje u bë e ditur se Neymari s’do ta mbajë më shiritin e kapitenit të Brazilit për shkak të problemeve që i ka pasur gjatë kohës së fundit. Në vend të tij, kapiten i Brazilit do të jetë Dani Alves.

Më herët këtë muaj, autoritetet e futbollit në Francë e dënuan Neymarin me tri ndeshje pezullim, pasi që ai e grushtoi një tifoz pas humbjes në finale të Kupës së Francës kundër Rennes.

Ai ishte përfshirë edhe në një përleshje në zhveshtore me bashkëlojtarët e tij pas kësaj disfate.

Neymari është dënuar me tri ndeshje pezullim edhe nga UEFA në Ligën e Kampionëve, pasi që i ofendoi zyrtarët e ndeshjes pas eliminimit nga Liga e Kampionëve kundër Manchester Unitedit në prill