Premierliga është pezulluar për së paku deri më 4 prill.
Ndërkohë, futbollistët po kalojnë kohë në shtëpitë e tyre dhe po ruhen nga koronavirusi.
Të njëjtën gjë po e bën edhe Shkodran Mustafi, i cili ka postuar edhe një video në profilin e tij zyrtar në Twitter.
Duke pastruar duart dhe më pas duke luajtur me top me fëmijët e tij, Mustafi na thotë të qëndrojmë në shtëpi me hashtagun #StayAtHomeChallenge.







