I gjenden 19 persona të huaj në makinë, arrestohet në Vermicë burri që po trafikonte migrantë

Policia në pikën kalimtare në Vermicë ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim të migrantëve

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ku ka theksuar se në automjetin e të dyshuarit janë gjetur nëntëmbëdhjetë persona të huaj të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin këmbë nga Shqipëria në Kosovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi në automjetin e tij kombi i janë gjetur nëntëmbëdhjetë (19) persona shtetas te huaj, të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin këmbë nga R. Shqipërisë për në R. Kosovës”, theksohet në raport.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

loading…