I fejuar, zyrtar në Eurosig| Detaje se kush është dhunuesi i dyshuar që tronditi Pejën

Një video e publikuar nga alpinistja e njohur kosovare, Mrika Nikqi tronditi jo vetëm qytetin nga ajo vjen, Pejën por edhe të gjithë Kosovën. Në video shihet një person i cili e sulmon seksualisht të njëjtën.

Beqirajt tashmë i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, pas ngjarjes që ndodhi me datë 27 të këtij muaji.

Por, kush është Flori Beqiraj?

I dyshuari që sulmoi seksualisht alpinisten, studimet i kreu në Universitetin Publik të komunës së Pejës “Haxhi Zeka”.

Drejtimi në të cilin përfundoi studimet ishte “Kontabilitet dhe Financa”.

Më pas, i dyshuari për sulmin seksual u punësua si zyrtar në kompaninë e sigurimeve “Eurosig” po ashtu në Pejë.

Në gusht të këtij viti, Beqiraj gjithashtu u fejua, kjo konfirmohet nga fotografitë që i njëjti ka në rrjetin social facebook.

Çka e lidh Beqirajn me Nikqin, është fakti se të dy merren me alpinizëm.

Sipas burimeve të Insajderit, ai rrjedh nga një familje e respektuar dhe mjaft e njohur në qytetin e Pejës.

Mrika Nikqi, përmes një postimi në facebook njoftoi se me datë 27 të këtij muaji ishte sulmuar seksualisht, por e njëjta nuk kishte dhënë detaje se kush ishte i dyshuari që ishte kapur nga policia e Kosovës.

Postimi i saj në Facebook:

“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht !

Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.

Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.

Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji. Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time.