I dështojnë parashikimet këshilltarit të Kurtit: Behgjet Pacolli s’u bë ministër i Jashtëm por Meliza Haradinaj

Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e ka vazhduar edhe sot dramën e kthimit të kreut të AKR’së, Behgjet Pacolli në Kosovë, duke thënë se kjo po bëhet që ai të merr poston e Ministrit të Jashtëm, mirëpo kjo del të jetë një e pavërtetë nga ana e tij sepse me këtë ministri do të udhëheq AAK.

Hoxha përmes një shkrimi në Facebook e ka quajtur Pacollin mashtrues, dhe se atij i është premtuar ministria e Punëve të Jashtme, dhe se për këtë post ai po tenton t’i thyen rregullat.

“3 javë më vonë e thyen rregullin sepse i premtojnë postin e ministrit të jashtëm. Ç’lloj demokracie është një vend ku një person i tillë mashtrues mund të marrë funksione të lartë publikë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Por këto pohime po dalin të jenë vetëm tentim për manipulime nga ana e këshilltarit të Kurtit, sepse Ministria e Punëve të jashtme do të udhëhiqet nga AAK.

Sot është nënshkruar edhe zyrtarisht marrëveshja për koalicion në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku është bërë e ditur se me cilat ministri do të udhëheq partia e Ramush Haradinaj. Bazuar në këtë marrëveshje Ministria e Punëve të Jashtme do të jetë në drejtimin e Meliza Haradinajt.

Ndryshe, Pacolli gjatë ditës së djeshme është nisur nga Zvicra për t’u kthyer në Kosovë, ai ka aterruar në aeroportin e Tiranës.

Ndërsa, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve se duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë, duke pretenduar se kjo po i bëhet qëllimisht nga Qeveria Kurti që të ia pamundësoj votimin e Qeverisë se re.