I dënuari me 20 vjet burgim në Gjermani për trafikim me drogë kapet në Prishtinë

Qadir Ali Kan, shtetas gjerman, i kërkuar nga INTERPOL-i është kapur të premten pas mesnate në Prishtinë.
Ali Kan i dënuar me 20 vjet burgim për trafikim me drogë dhe i kërkuar nga Gjermania, është arrestuar në orën 1 pas mesnate nga njësia “Fast” që shërben për kërkimin e të arratisurve.

Lajmin për arrestimin e shtetasit gjerman e ka konfirmuar për Express, Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Policia mbrëmë ka arrestuar një shtetas gjerman në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. I njëjti është i kërkuar nga autoritetet gjermane. Çështjet tjera siç është ekstradimi i tij, janë përgjegjësi e Ministri së Drejtësisë”, ka thënë Krasniqi për Gazetën Express