I dashuri i Adrianës i gëzohet debutimit të vajzës së aktores në muzikë, këto janë fjalët e tij

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, kohët e fundit ka qenë kryefjala e medieve rozë, për shkak të lidhjes së saj të dashurisë.

Së fundmi, është bërë e ditur se sot do të lansohet kënga e parë nga vajza e Adrianës, Kaonës, dhe këtij lajmi u janë gëzuar të gjithë të afërmit e aktores,.

Ishte Keith, i cili rishpërndau një pjesë të këngës duke e paralajmëruar ‘hitin’ e Kaonës, të bashkangjitur me disa duartrokitje.

Kujtojmë se, Adriana Matoshi ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për deputete në Kuvendin e Kosovës.