Hysni Ismaili, ministri i ri i Kulturës në Maqedoninë e Veriut

Hysni Ismaili, do të drejtojë dikasterin e Kulturës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Kështu merr vesh Alsat M nga burimet brenda Qeverisë, transmeton Ballkani.info.

Hysni Ismaili është profesor universitar dhe autor i shumë publikimeve shkencore, ndërsa ligjëron në Universitetin e Tetovës.

Sot do të ketë një ndryshim të madh në të gjitha dikasteret e Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, ndryshime këto të paralajmëruara ditë më parë.