Hysni Gucati i nënshtrohet operacionet, djali i tij me dedikim emocional: Po hapet një plagë e lirisë ndër pranga e mbrapa qelisë

Ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati aktualisht është duke iu nënshtruar operimit në këmbën e tij.

Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit, në një postim në Facebook ka shkruar se pas 22 viteve luftë për çlirim e mbijetesë, pas plotë 22 viteve dhimbje, vuajtje, vështirësi  sa në malet e Berishës e në spitalet e Shqipërise, Gjermanisë, Kosovës, Turqisë, pas përjetimit të karrocave invalidore e patericave, pas plotë 27 herë që kjo plagë të dha krenari sa herë që të dha dhimbje.

“Sot po kjo plagë po hapet për të 28  herë e në peshoren time kjo e sotmja po peshon më shumë dhimbje se të gjitha të tjerat së bashku. Po hapet një plagë e lirisë nder pranga e mbrapa qelisë.

E gjykata e turpit që po i fashon plagët tua është e njëjta që nuk e lejoi as gruan e as fëmijët tu  që jemi rritur me këto plage të jemi sot pranë teje. Ne e dimë që ti do jesh i fortë së i tillë ke qenë gjithmonë e të tillë na ke mësuar të jemi edhe ne, i pa mposhtur e krenar”, ka shkruar Musli Gucati, djali i ish-kreut të OVL e UÇK-së.

Ai më tej ka shkruar se kjo plagë nuk do ta vras babin e tij, dhe se e preson që të vijë ashtu siç ka shkuar, çlirimtarë.

Kujtojmë se Hysni Gucati, është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale në maj të këtij viti, për disa nga pikat e aktakuzës që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkeljes së fshehtësisë së procedurës e pengim të personave zyrtar. Ai u dënua me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit.