Pas disa kuvendeve zgjedhore të mbajtura nëpër nëndegë me rrahje dhe përplasje të mëdha, deri në përdorim të karrigeve dhe grushteve, LDK sot ka përmbyllur zgjedhjet partiake në Vushtrri.

Pas një rivaliteti të madh në mes kryetarit të degës Hysni Gërgurit dhe kryetarit të komunës Xhafer Tahiri, në fund është arritur kompromisi që kryetar i degës të zgjedhet doktor Hysni Gërguri.

Mirëpo, kryetari i sapo zgjedhur duket se po vazhdon ta mbajë inatin me kryetarin e komunës, Xhafer Tahirin, pasi që në statusin e tij në Facebook atij i është referuar vetëm si nënkryetar dege që sapo ështe zgjedhur, por jo edhe si kryetar komune.

Veriu.info mëson se personi kyq i cili ka mundësuar kompromisin mes Gergurit dhe Tahirit ka qenë nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Podujevës Agim Veliu, i cili edhe është fotografuar dorë për dorë me të dyte.

Gërgurin e ka uruar edhe kryetari i komunës Tahiri, i cili ka thënë se dega e LDK-së në Vushtrri ka përmbyllur me sukses procesin e brendshëm zgjedhor.

Sipas Tahirit sukseset do të vazhdojnë edhe ne qeverisjen lokale duke dhënë shembullin e bashkëpunimit, marrëveshjes e solidaritetit.