Hyseni për Albulena Haxhiun: Komisioni i Venecias ta ka shkoklu ligjin, e del reciton n’Kuvend

Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu edhepse Komisioni i Venecias ka dhënë vërejtje për Projeklgjin për konfiskimin e pasurisë, sipas tij, ajo po vazhdon ta mbrojë.

“T’kane thane kqyr se s’jemi t’sigurte qe duhet me u ba kjo pune hic; masnej, nese nuk e ndryshon menyren e zgjedhjes se organeve bahet instrument kontrolli politik; masnej, rrezikon lirite dhe te drejtat e njeriut”, ka thënë ai ndër të tjera.

Shkrimi i tij i plotë:

Marrja nuk e mbyt askend. Kete pune me se miri e dijne Albulena Haxhiu e Blerim Sallahu. Prandaj nuk frikesohen. Dreqin, nje pike inati profesional ta kishin!

I lexon verejtjet e Venecias edhe e merr vesh qe ta kane shkoklu ligjin. E ne te njejten kohe del reciton n’Kuvend tu thane e morem driten e gjelber per krijimin e Byrose. Shume larg ka shku puna…

T’kane thane kqyr se s’jemi t’sigurte qe duhet me u ba kjo pune hic; masnej, nese nuk e ndryshon menyren e zgjedhjes se organeve bahet instrument kontrolli politik; masnej, rrezikon lirite dhe te drejtat e njeriut.

Kryet perpjete! Rrnofte populli analfabet! Keshtu e duam! Keshtu na duhet!