Hyseni: Në negociata do të preken elemente të veçanta, por ato rezultojnë me njohje reciproke

Koordinatori i Qeverisë për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka folur për herë të parë në cilësinë e përfaqësuesit të Kosovës në negociata.

Ai ka thënë se në negociata do të preken elemente të veçanta por që çdo gjë do të rezultojë me njohje reciproke.

”Do të preken elemente të veçanta të një marrëveshje gjithëpërfshirëse – ligjërisht, ndërkombëtarisht obliguese”.

”Janë negociata skajshmërisht politike për një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila doemos do të rezultojë me njohje reciproke”.

”Ajo që është esenciale është ndërtimi i një konsensusi maksimal në mënyrë që këto punë t’i çojmë në drejtimin e duhur”, ka deklaruar Hyseni për Klanin.