Hysen Durmishi thirrje Osmanit: Fol Vjosë, Albini po të pret. Isa, Luta e Agimi kanë shumë mëkate

Anëtari i VV-së dhe kandidati për deputet, Hysen Durmishi, përmes një postimi në Facebook, thotë se Albin Kurti asnjëherë nuk e rrezikon të ardhmen e popullit tonë, këtë e dëshmonë e gjithë jeta e tij në shërbim të atdheut.

“Populli i Kosovës, me vullnetin e tijë të lirë ia dha mandatin që të qeverisë me vendin. Ky popull i keqëqeverisur kaq gjatë e dëshiron vërtetë ndryshimin e madh në këtë vend.Qytetarët e votuan edhe Vjosa Osmanin si një mundësi që vendin tonë t’a qeverisin njerëz që vërtetë do ta bënin ndryshimin e shumëpritur. Vjosa duhet ta kuptoj që Isa, Luta e Agimi kanë shumë mëkate, dhe qytetarët e votuan që të qeverisë me Albinin pikërisht kundër mendësisë qeverisëse të PAN-it dhe mendësisë qeverisëse të Isës, Lutës e Agimit. Vjosa duhet që t’i drejtohet votuesve të saj se a e dëshiron vërtetë materializimin e vullnetit të qytetarëve apo është peng e atyre që kanë interesa përsonale pse nuk e duan Albinin Kryeministër.Dil e fol Vjosë. I ke 15 ditë kohë,Ose duhet ta kuptojnë ata mëkatarët që populli votoi për ty e jo për ta, dhe ti të përcaktohesh për të ardhmen.Qytetarët ta kanë dhënë një rast historik, por nëse nuk e shfrytëzon nuk do të kesh më rast tjetër. Varet prej teje Vjosë. Albini po të pret. Vendos!”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/