Ministri në detyrë i Transportit dhe kandidat për deputet me numër 24, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se janë shkëputur katër kontrata për katër segmentet e Autostradës Prishtinë – Gjilan.

Sipas postimit të tij në rrjetet sociale:

“Nga momenti i nënshkrimit të kontratave të reja, brenda një viti do të përfundojë Autostrada e Gjilanit.”

Durmishi thekson se ky projekt është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lidhjen më efikase të qyteteve të Kosovës. Autostrada pritet të lehtësojë qarkullimin, të përshpejtojë transportin dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të rajonit lindor.