Hysaj nuk është i regjistruar si lojtar i Lazios

Lazio i ka pesë futbollistë që ende nuk janë të regjistruar dhe një gjë e tillë nuk do të mund të ndodhë deri sa të shitet Joaquin Correa. Raportohet nga mediat italiane se presidenti, Claudio Lotito, mund t’i huazojë paratë e klubit për të financuar këto transferime.

Përderisa Elseid Hysaj, Felipe Anderson, Stefan Radu, Luka Romero dhe Dimitrije Kamenoviq janë duke stërvitur me trajnerin Maurizio Sarri, ata ende nuk janë regjistruar zyrtarisht si lojtarë të “biancocelestëve”.

“Corriere di Roma” ka shkruar se klubi ka mungesë fondesh dhe nuk mund t’i zyrtarizojë kontratat e tyre ende.

Po shpresohet në shitjen e Correas për 40 milionë euro, diçka e vështirë për t’u bërë, pasi Interi dhe PSG-ja nuk janë të gatshëm ta paguajnë atë shifër parash.