Hysaj i gatshëm për Barcelonën

Elseid Hysaj nuk kërkon të mungojë për asnjë arsye në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League ndaj Barcelonës, sfidë që do të zhvillohet mesjavën e ardhshme në San Paolo.

Kapiteni i kombëtares shqiptare i cili u dëmtua në sfidën e fundit të Serie A ndaj Cagliarit, ka djegur të gjitha etapat duke dalë në stërvitje që këtë të mërkurë, edhe pse mediat aluduan se do të mungonte rreth 15 ditë.

Hysaj i cili është një lojtar shumë i rëndësishëm në zgjedhjet e trajnerit të Napolit Genaro Gattuso e ka hedhur pas shpatullave dëmtimin dhe me shumë gjasa do të jetë gati për sfidën ndaj Barcelonës.