Skuadra e Prishtinës sonte luan ndeshjen e javës së 26-të në Superligën e Kosvoës ndaj Feronikelit ’74.

Përmes rrjeteve sociale, klubi kryeqytetas ka njoftuar publikun se biletat për këtë ndeshje janë falas.

“Hyrja në ndeshjen Prishtina – Feronikeli ’74 për gjithë shikuesit do jetë falas”, shkruhet në njoftimin e klubit

Kujtojmë që ndeshja sot zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”./