Vdes 22-vjeçari

Hyri për t’u larë në lumin Cem, vdes 22-vjeçari pasi pësoi arrest kardiak

Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Nikç të Shkodrës, ku dyshohet se sapo është futur për t’u larë në lumin Cem, ka pësuar arrest kardiak.

Kështu kanë bërë të ditur policia e Shkodrës.

“Rreth orës 16:30, në fshatin Nikç, shtetasi K. N., 22 vjeç, në momentin që është futur në ujë për t’u larë në lumin Cem, dyshohet se ka pësuar  arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit