Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Vendit.
Osmani tha se sulmet e fundit nga Serbia ndaj institucioneve publike në veri të vendit janë dëshmi e regjimit hegjemonist të Vuçiqit që çon në destabilizim të rajonit.
Por, Presidentja si duket nuk i njeh se cila janë vendet baltike, në postimin e saj thuhet se në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë po përdoret i njëjti model destabilizues, të cilin Rusia përdorë në shtetet baltike, Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji.

“Në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë po përdoret i njëjti model destabilizues, të cilin Rusia përdorë në shtetet baltike, Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji. Ndaj, është koha që bashkësia ndërkombëtare, e para se gjithash shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, ta shohin këtë rrezik e ta ndalojnë regjimin e Vuqiqit në realizimin e synimit të tij për krijimin e “botës serbe”, që i përket logjikës së viteve të 90-ta në Serbi”.
Për vendet baltike që Presidentja pretendon të jenë të lartcekurat, këtu e vërteta qëndron ndryshe, pasi Letonia, Estonia dhe Lituania janë vendet baltike, përgjatë detit Baltik.







