Futboll

Hungaria mposht Kosovën, vu në pah shumë mangësi te Dardanët

Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar sonte në Budapest ndaj Hungarisë.

Dardanët u mposhtën me rezultat 2:0 derisa trajneri Franco Foda edhe në këtë ndeshje bëri disa teste duke i provuar disa lojtarë.

Gjithsesi, kjo ndeshje vuri në pah disa mangësi te dardanët me shpresë që ai do të arrijë t’i zgjedh deri në ndeshjet e Ligës së Kombeve e që nisin në muajin shtator. /Ballkani.info