Edhe administratorët e faqes zyrtare të Arsenalit duket se po përkujdesen mjaft mirë për disponimin e tifozëve të gjigantit londinez.
Faqja e klubit londinez ka postuar një fotografi të ish sulmuesit të tyre, Lukas Podolskit, me dy sulmuesit e tjerë, Lionel Messin dhe Neymarin, teksa foto shoqërohet me një shkrim qesharak.
“Rikthim në kohë kur dy fansa të rinj takuan Lukas Podolskin” – ka shkruar faqja zyrtare e Arsenalit në ‘Facebook’.
Ndryshe, Lukas Podolski ishte pjesë e Arsenalit për tre vite – 2012/15.








