Humori i dy kosovarëve me Plazma keksa bën bujë në Serbi. Bravo djema! (VIDEO)

Taksa kosovare prej 100 për qind për produktet serbe ende është top temë.

Emisoni i famshëm “24 minuta sa Zoranom Kesićem” (24 minuta me Zoran Kesiqin), në televizionin B92 ka transmetuar një video humoristike nga kosovari Miran Ramadani.

Mirani në këtë video paraqet kinse kontrabandimin e keksave Plazma, që aludon në ngritjen e çmimeve tek produktet serbe, shkruan Ballkani.info.

“Kështu që Plazma mori reklamë pa pagesë, dhe ne për këtë reklamë plotësisht anti-patriotike dhe anti-shoveniste, ju themi bravo djema. E njoh unë një djalosh këtu, ka mall të dorës së parë, do ta thërras”, ka ironizuar me humor Kesiq./Ballkani.info/

Shikojeni videon nga minuta e gjashtë:

https://www.youtube.com/watch?time_continue=405&v=o18jkMngFfQ