Humbje për reprezentuesit e Kosovës në Francë

Reimsi i Valon Berishës e Arbër Zenelit ka pësuar humbje sot në udhëtim ndaj Metzit me rezultatin 2:1, në xhiron e katërt të Ligue 1 të Francës. 

Berisha e Zeneli ishin titullar. Zeneli luajti 68 minuta, ndërsa Berisha u zëvendësua në çastet e fundit të ndeshjes. 

Humbje ka pësuar edhe Dijoni i Bersant Celinës. Dijoni pësoi 1:0 në udhëtim ndaj Strasbourgut. Celina luajti 85 minuta.