La Liga

Humbja e fundit në La Liga rezulton fatale, skuadra spanjolle shkarkon trajnerin

Ndryshim bankine në La Liga. Cadiz u mposht 1-0 në fushën e Alavesit, humbje që i ka kushtuar vendin e punës teknikut Sergio Gonzalez.

47-vjeçari qëndronte në stolin e Cadizit prej janarit të vitit 2022, duke regjistruar në total 82 ndeshje me skuadrën andaluziane.

“Klubi ynë dëshiron të falënderojë trajnerin për punën e bërë në 82 ndeshjet që ka qenë në stol, 77 prej tyre në La Liga, ku ka arritur dy qëndrime në La Liga.

Ne tashmë po punojmë për të zëvendësuar Sergio Gonzalez, duke i uruar trajnerit fat të mbarë në të ardhmen e tij profesionale”, lexohet në komunikatën zyrtare të Cadizit.

Skuadra renditet në vendin e tretë nga fundit, duke qenë për momentin një pikë larg zonës së mbijetesës.

Cadizi luan takimin e radhës në kampionatin spanjoll në fushën e vet përballë baskëve të Athletic Bilbaos.