Kjo është 48-vjeçarja, Shpresa Cani,e cila ka humbur jetën në ambientet e bashkisë, pas një debati të ashpër që ka pasur me punonjësit dhe takimit me kryebashkiaken Eriselda Sefa.

Cani ka shkuar në Bashki për të kërkuar arsyen se përse i është hequr ndihma ekonomike. Pas debateve, ajo është ndjerë keq, duke humbur jetën.

Ngjarja në fjalë mësohet se ndodhi një ditë më parë, megjithatë lajmi u bë publik vetëm këtë të enjte.

Duke folur për gazetarët, të afërmit e saj pohojnë se mbesa kishte shkuar për të bërë letrat e Kemp-it sepse vuante nga drepanocitoza, një sëmundje gjaku, por jo e rëndë./ Express/