Humb jetën nga koronavirusi specialisti i Mjekësisë Familjare në Prizren

Pas një qëndrimi prej 40 ditësh në spitalit e Prizrenit, ka ndërruar jetë doktori Sebajdin Smoni si pasojë e COVID-19.

Për vdekjen e Smonit ka njftuar drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, përcjellë ballkani.info

Ky është postimi i tij i plotë:

Një humbje e madhe për familjen dhe komunitetin e mjekëve.
Një lajm i trishtë nga një vdekje e hershme e një njeriu që tanè kohën ishte në sherbim të së mirës.
Pusho në paqe kolegu dhe miku im.
Familjarë ,kolegë dhe miq pranoni ngushllimet më të sinqerta në emrin tim personal dhe nga Drejtorija e QKMF-Prizren

E Elezkurtaj ka treguar se Smoni ka qenë i infektuar me koronavirus.

“I ndjeri është doktor Sebajdin Smoni – Specialist i Mjekësisë Familjare. Ka vdekur prej COVID-19 pas një qëndrimi prej 40 ditësh në Spitalin e Prizrenit”, thotë ai për klankosova.