Humb jetën 45-vjeçari, u gjet nga kalimtarët me tre plumba në trup

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri.

Top Channel raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës dhe viktima është identifikuar si Dilaver Tozaj.

Burri u gjet nga kalimtarët në afërsi të shkollës së Selenicës, me tre plumba në trup.

Ndonëse u transportua në spitalin e Vlorës, Tozaj nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Policia njofton se Tozaj kishte ndërruar emrin në Nikola Ikonomi.

Mbetet ende e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, por policia ka nisur hetimet.

loading…