Humb jetën 24 vjeçari shqiptar në Maqedoni, bie nga ndërtesa ku po punonte

Një 24 vjeçar shqiptar ka humbur jetën këtë të shtunë në Maqedoninë e Veriut ku ka qenë duke punuar në ndërtim.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se i riu Mirjan Kryeziu nga fshati Zdranjsh në Librazhd, ka qenë duke punuar në një lagje të Shkupit ku ka rënë nga ndërtesa nga ku po punonte.

Ndër të tjera mësohet se 24 vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spital por fatkeqësisht ai nuk ka arritur që të mbijetojë.