Artet marciale

“Hulk”-u rus; 17-vjeçari debuton në MMA duke “masakruar” rivalin (video)

Ashab Tamaev, i njohur në rrjetet sociale si “Hulku” rus, debutoi në artet marciale të përziera dhe e bëri këtë me një stil shumë agresiv, duke e “masakruar” rivalin e tij.

Dhë të mendosh se ai është vetëm 17-vjeç. Po, po, ky djalosh është me të vërtetë një adoleshent. Sigurisht, nuk tregon për aq, nëse shikoni muskujt dhe madhësinë e tij.

Ai ka një qafë prej 20 inç, për të mos përmendur “bicepsin” e fryrë. Pra, me të drejtë është quajtur “Hulku” rus. Tamaev është bërë i njohur në rrjetet sociale për stërvitjet e tij të çmendura. Sfida debutuese në MMA e përballi atë me një luftëtar të quajtur Melvin.

Ata shkëmbyen disa goditje të egra, përpara se Tamaev të dominonte kundërshtarin dhe të regjistronte përfundimisht fitoren. Me të vërtetë, çfarë lufte! Përderisa ai nuk është një emër i madh në botën e MMA, video e luftës së tij ka grumbulluar mbi 6 milionë shikime.