Kompania kineze

Huawei lanson smartfonin e ri P Smart (2019)

Kompania e njohur kineze, Huawei, ka lansuar zyrtarisht smartfonin e saj më të ri P Smart (2019).

Huawei P Smart (2019) vjen me ekran 6.21-inç IPS LCD me rezolucion prej 1,080 x 2,340 piskelë, procesor Hisilicon Kirin 710, 3 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, si dhe me baterinë prej 3,400 mAh, transmeton Koha.net.

Për të bërë fotografi apo për të incizuar video, P Smart (2019) ka kamerën kryesore të dyfishtë prej 13+2 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.

Gjithashtu, Huawei do ta sjellë P Smart (2019) në disa tregje të caktuara në Evropë, me çmimi prej 250 euro dhe dërgesat e para pritet të fillojnë nga 2 janari, shkruan gsmarena. Në Britani të Madhe, Huawei P Smart (2019) do të kushtojë 149 funte dhe do të jetë në dispozicion nga 11 janari.