Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se qeveria e Zdravko Krivokapiqit që nga themelimi ishte manifestim i forcave të errëta të shovenizmit serb.

Ai tha se shpreson që deputetët shqiptarë në Mal të Zi me votën e tyre t’i japin fund qeverisë atje.

“Kush predikon shpatën, nga shpata do të vdesë!” Kështu thuhet në Bibël. E sot vlen shumë kur vendoset për të ardhmen e Qeverisë së Malit të Zi të Kryministrit Krivokapiq, e cila nga formimi i saj e deri sot ishte manifestim i forcave të errëta të shovenizmit të mykyr serb! Shpresoj që miqtë e mi deputetë shqiptarë që sot në Kuvendin e Malit të Zi me votën e tyre do t’i japin fund kësaj qeverie dhe të formojnë qeveri të re, me Kryeministër shqiptar”, ka shkruar ai.