Hoxhaj: Qeveria dhe presidentja po mendojnë për zgjedhjet lokale, jo për jetët e humbura dhe të rrezikuarit

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vdekjes se 36 personave nga Covid-19.

Ai ka thënë Qeveria dhe presidentja po mendojnë për zgjedhjet lokale, jo për të humburit e jetës dhe ata që rrezikohen nga paaftësia dhe dështimi i tyre sot.

Reagimi i plotë i Hoxhajt:

Se menaxhimi i pandemisë ishte peng i strategjisë elektorale, këtë e dëshmon sot numri tronditës i viktimave nga Covid-19!

Jeta e qytetarit u vu në rrezik për shkak të një menaxhimi e strategjie jo fisnike, arrogante, hipokrizie dhe mashtruese!

Për shumë javë qytetarët nuk mund të merrnin vaksina, nuk kishte vaksina në dispozicion, asnjë termin dhe as ndonjë fushatë për vaksinim. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi pse situata u injorua dhe eskaloi.

Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga përgjegjësia e saj. Ajo i ka lënë qytetarët dhe bizneset të luftojnë të vetëm pandeminë.

Sot, të gjithë duhet të kujdesen për veten, familjen dhe komunitetin, si dhe të vaksinohen. Përgjigjja e vetme është vaksinimi dhe kujdesi për veten.

Qeveria dhe presidentja po mendojnë për zgjedhjet lokale, jo për të humburit e jetës dhe ata që rrezikohen nga paaftësia dhe dështimi i tyre sot